Telegrafi

Arrestohen katër persona në Suharekë, kanosën njëri-tjetrin

FotoL Ar

Katër persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që pas një mosmarrëveshje gjatë ngasjes së veturave, kanë dalur nga veturat dhe kanë kanosur njëri tjetrin.

Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një revole me gas e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Dy nga të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/