Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi të njëjtit kishin penguan stafin shëndetësor në kryerjen e detyrave të tyre.
Të njëjtit thuhet se më pas duke u larguar me veturë kishin dëmtuar laurën.
“Prishtinë 02.08.2022-04:20 Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin penguar stafin shëndetësor në kryerjen e detyrave të tyre, e më pas duke u larguar me veturë kishin dëmtuar laurën”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/