Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Sipas njofitmit, policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth tremijë (3000) euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, është arrit të identifikohen, dhe me datë 07.03.2022, janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar meshkuj kosovar, dy (2) nga të arrestuarit janë persona të mitur.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24- orësh./Telegrafi/