Site icon Telegrafi

Arrestohen katër persona dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara (Foto)

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën  Prishtine –Ferizaj, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona me para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është: 1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 x2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë: R.S. 1963, A.S 1975, Y.B. 1983 dhe M.F 1976.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, katër të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version