Dy persona (të mitur) janë shoqëruar në polici për prishje të rendit dhe qetësisë, në Podujevë.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personave u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, të njëjtit janë liruar pasi u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.
Telegrafi mëson se dy personat e arrestuar janë nxënës të cilët sot kanë marrë pjesë në protestën e maturantëve në Podujevë, për shkak siç pohohej vonesës së organizimit të ekskursionit në Shqipëri. /Telegrafi/