Site icon Telegrafi

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri  

Foto: Ilustrim

Njësitë policore të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë natës së datës 15 qershor 2021, në flagrancë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë.

Cak i kësaj vjedhje ishte një automjet.

Mbi bazën e informacionit të pranuar dhe reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve B. M., 21 vjeçar, dhe A. J., 20 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

Hetuesit policorë dhe krim-teknika në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë arritur të sigurojnë prova materiale që dëshmojnë se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ”vjedhje e rëndë në tentativë”.

Ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version