Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur një sasi prej 1098.6 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë.
Siç raporton Policia e Kosovës, nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe 1951 euro, 150 franga zvicerane, 100 funte angleze, 400 lekë shqiptare, tre telefona celularë dhe një veturë.
Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Foto: Ilustrim