Telegrafi

Arrestohen dy persona, tentuan të grabisin në një lokal

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një lokal në të cilin ishte duke punuar viktima femër.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 17:44 në Prishtinë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë me karikator të zbrazët, një maskë dhe një boks metali.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/