Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.
Sipas policies, rasti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë, ku ankueses (femër), i është vjedhë një portofol.
“Ankuesja ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve policor që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes”.
Zyrtarët policor, menjëherë, janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe ky reagim i shpejtë ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:
K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe gjetjen e portofolit.
Hetuesit policor kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit.