Telegrafi

Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:10 në Lagja e Re, në Kaçanik.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervenimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore sot me datë 06.01.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/