Telegrafi

Arrestohen dy persona për mashtrim të rregullimit të vizave suedeze

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Kaçanik pasi që të njëjtit kanë mashtruar dy viktimat meshkuj duke u marr të holla kinse për t’ua rregulluar dokumentacionin për vizë të Suedisë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh thotë se me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/