Telegrafi

Arrestohen dy persona për aksidentin në Gjilan

Policia në Gjilan kanë arrestuar dy persona, pas aksidentit tragjik që ndodhi në qendër të këtij qytetit, ku si pasojë mbeti i vdekur një person dhe shumë të tjerë të lënduar rëndë.

“Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, vozitësin dhe bashkudhëtari i tij. Policia e Kosovës është duke hetuar këtë rast të rëndë”, thuhet në sqarimin e PK-së.

Lexo po ashtu Gjendja e të lënduarve në aksidentin në Gjilan është stabile

Vlen të theksohet se 14 persona janë duke u trajtuar në qendrën emergjente sanë Gjilan dhe dy të tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Ndryshe, një kamion i një kompanie të ujit nuk ka arritur t’i ndal frenat dhe si pasojë goditi një numër të madh të  automjeteve.

Lidhur me këtë aksident ka pasur reagime të ndryshme.