Policia në Gjilan kanë arrestuar dy persona, pas aksidentit tragjik që ndodhi në qendër të këtij qytetit, ku si pasojë mbeti i vdekur një person dhe shumë të tjerë të lënduar rëndë.
“Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, vozitësin dhe bashkudhëtari i tij. Policia e Kosovës është duke hetuar këtë rast të rëndë”, thuhet në sqarimin e PK-së.
Vlen të theksohet se 14 persona janë duke u trajtuar në qendrën emergjente sanë Gjilan dhe dy të tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, një kamion i një kompanie të ujit nuk ka arritur t’i ndal frenat dhe si pasojë goditi një numër të madh të automjeteve.
Lidhur me këtë aksident ka pasur reagime të ndryshme.