Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën armë dhe fishekë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë.

Të njëjtit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në një lokal, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 11 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/