Site icon Telegrafi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Në Podujevë janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.

Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, janë realizuar 3 urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar 2 persona me urdhëresa të gjykatës.

Personat e arrestuar janë:  B.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (2 urdhëresa, një për veprën mashtrim dhe një për veprën Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare), dhe V.G. mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë për veprën ngasje në gjendje të dehur).

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej./Telegrafi/

Exit mobile version