Dy persona janë arrestuar pasi që nuk i kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin bërë rezistencë aktive ndaj tyre.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit me forcë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/