Telegrafi

Arrestohen dy persona në Pejë, furnizuan disa qytetarë me dokumente të testit anti COVID-19

Foto" Ilustrim

Dy persona, (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti COVID-19.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:55, në Pejë.

Siç thuhet në raport, policia ka konfiskuar tri telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti Covid 19. Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes  kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/