Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dezinformuan për helmime nga uji

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se janë arrestuar dy persona, të njëjtit sot pasdite, pa pasur asnjë argument kanë shkaktuar panik tek qytetarët në rrjetet sociale, se është helmuar ujësjellësi në Ferizaj.

Sipas komunikatës, Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe shumë shpejt i ka identifikuar të dy këta persona dhe vendndodhjen e tyre dhe të njëjtit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Personi me inicialet L.J ( M/K) 30 vjeçar në rrjetet sociale me video incizim, ka bërë thirrje publike /panik: ’’Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes, mos të pini ujë të qeshmës, sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj që ka njerëz të helmuar, kështu që kujdesuni për veten , respekt L.J’’’.

“Personi tjetër, me inicialet A.T ( M/K) i moshës 28 vjeçar , ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, thirrje ‘Kujdesni shuuuuum t’madh kur pini Ujësjellës se veç sa kanë fillu mu helmu edhe n’Ferizaj!!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast fton qytetarët, që mos të bien pre e keqinformimeve të paidentifikuara , por të bazohen vetëm në informatat të cilat kanë ardhur nga organet kompetente , në këtë rast, nga “KRU Bifurkacioni ShA’’ Ferizaj .

Ky rast, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version