Telegrafi

Arrestohen dy meshkuj dhe një femër për prostitucion në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka arrestuar tre persona që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion e ofrimi i lokaleve për prostitucion e bashkëkryerje”.

“Është raportuar se gjatë hetimit njësiti policor pranë Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (DHTQNJ) ka arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar-e nën dyshimin se kishin kryer veprat e cekura më lart”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/