Charles po përgatitet të kurorëzohet sot Mbret, në një ceremoni historike plot pompozitet dhe madhështi.
Qindra fansa mbretërorë janë duke kampuar në “The Mall” në Londër në një përpjekje për të kapur një paraqitje të shkurtër të Mbretit në kurorëzimin e parë të vendit në 70 vjet.
Sigurisht që nuk janë vetëm mbështetësit mbretërorë ata që po mblidhen sot, raporton bbc.
Një grup i vogël protestuesish po mblidhen gjithashtu në sheshin Trafalgar të Londrës.
Në fakt, gjashtë mbështetës të grupit anti-monarki, “Republic” u arrestuan gjatë rrugës për në vendin e caktuar të protestës, raporton skynews.
Një mbështetës tjetër tha se CEO i grupit, Graham Smith ishte në mesin e të arrestuarve. “Republic”, grupi që bën fushatë për heqjen e monarkisë, shpreson se do të mblidhen mbi 1500 kundërshtar të monarkisë britanike.
The organisers of the #notmyking protest have been arrested – police won’t say what for pic.twitter.com/qu5JgNhCgF
— Alliance of European Republican Movements (@AERMorg) May 6, 2023
Ndryshe, ceremonia do të mbledhë së bashku rreth 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota, të famshëm, heronj të përditshëm.
Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kurora e Shën Eduardit, e cila daton në vitin 1661, do të vendoset në kokën e monarkut, ndërsa thirrjet “Zoti ruaj Mbretin” do të kumbojnë rreth abacisë dhe gruaja e tij do të bëhet mbretëresha Camilla. /Telegrafi/