Një burrë dhe një grua janë arrestuar të martën mbrëma në Lipjan, pasi kanë ushtruar dhunë nfaj njëri tjetrit.
Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje”.
“Lipjan 28.06.2022 – 20:45. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/