Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar babë e djalë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Të dy kanë pësuar lëndime, ndërsa rasti ka ndodhur të premten në Malishevë rreth orës 19:45.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/