Site icon Telegrafi

Arrestohen 14 persona në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, nё kuadër tё planifikimeve operacionale, nё periudhën kohore 07-11 Dhjetor 2020, ka realizuar gjithsej katёrmbёdhjetё (14) urdhëresa penale, me tё cilat katёrmbёdhjetё (14) persona kane qenë tё dёnuar me vendime tё plotfuqishme dhe tё ekzekutueshme.

“Nga ky numër tetё (8) personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё (6) personave tё arrestuar Gjykata Themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version