Site icon Telegrafi

Arrestimi i personit që u prezantua rrejshëm si ministër, policia jep detaje

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje tjera rreth arrestimit të një personi në Prishtinë, i cili ishte prezantuar rrejshëm si ministër.

Sipas raportit të policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim e prezantim i rremë si person zyrtarë e falsifikim dokumenti”.

Lexo po ashtu Policia arreston një person në Prishtinë, u paraqit rrejshëm si ministër

“Më 06.10.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur si dhe ka bërë prezantim të rremë si person zyrtar, konkretisht si ministër. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se nga gjykata ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka pasur urdhër arrest për të”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version