Site icon Telegrafi

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon Athina zyrtare

Ministrja e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se pas udhëzimeve të ministrit të jashtëm, Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostantina Kamitsi, do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme shqiptare.

Lexo po ashtu Arrestohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version