Site icon Telegrafi

Arrestimi i Çyrbjas, SPAK shpall në kërkim edhe një nga rrëmbyesit e Jan Prengës

Personi i tretë, përveç Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, për të cilin Prokuroria e Posaçme SPAK ka caktuar masë sigurie, është Altin Hajri.

Policia e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) nuk arriti të ekzekutonte masën ndaj tij mbrëmë, pasi ai nuk u gjet gjatë kontrolleve.

Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit.

Ky i fundit akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Hajri është gjykuar në mungesë, pasi nuk ishte arritur të gjendej. Ndërkohë, grupi është ndarë në disa pjesë.

Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bixhdilin me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ende mbetet për t’u parë se cila është çështja në të cilën Hajri dhe Çyrbja janë të përfshirë. /Telegrafi/

Exit mobile version