Telegrafi

Arrestime në Prishtinë, të të dyshuarve për përfshirje në ISIS (Video)

Në një aksion që është duke ndërmarrë Policia e Kosovës në Prishtinë, ka disa të arrestuar.

Tre persona dyshohet të jenë arrestuar për terrorizëm, përkatësisht për përfshirje në ISIS, raporton Indeksonline.

Njësitet speciale kanë qëndruar në rrugën “Xheladin Kurbaliu”.
Arrestimet janë kryer në një banesë.