Në Kent të Britanisë së Madhe, një shofer i është vënë pas veturës së Policisë, duke shpejtuar në 190 kilometra në orë.
Princely Imara, përpos që e ndiqte pa nevojë veturën, rrezikonte edhe më shumë duke bërë video me telefonin celular, transmeton Telegrafi.
Djaloshi 24-vjeçar këtë regjistrim e ka postuar në llogarinë e tij, në rrjetin social.
Policia e ka identifikuar menjëherë dhe e ka marrë në mbajtje. /Telegrafi/