Site icon Telegrafi

Arnoldi e quan të shpifur Terminatorin në të cilin nuk luajti

Legjenda e aksionit, Arnold Schwarzenegger, është shprehur i lehtësuar që nuk ishte pjesë e filmit “Terminator Salvation”.

Aktori nuk është penduar që kishte refuzuar filmin e vitit 2009, të cilin e quajti “të shpifur”.

67-vjeçari ishte ylli kryesor në tre filmat e parë të serisë së njohur dhe do të rikthehet në rolin e famshëm në filmin “Terminator Genisys”, i cili do të shfaqet nga më 3 korriku, transmeton koha.net.

Në një intervistë për Good Morning America kur u përmend mungesa e tij në filmin e katërt në vitin 2009, ai u përgjigj: “Falënderoj Zotin, ishte i shpifur”.

Në ndërkohë, ai refuzoi të vlerësonte se cili nga tre filmat e parë të tij ishte më i mirë.

“Nuk mund ta them këtë. Mendoj se të tre filmat në të cilat isha, kishin personalitetet e tyre dhe tregimet interesante”, ka pohuar Schwarzi. /Telegrafi/

Exit mobile version