Telegrafi

Armina Mevlani shkëlqen në Festivalin e Kanës

Armina Mevlani (Foto: Instagram/armina_mevlani)

Tash e disa ditë ka nisur edicioni i 72-të i festivalit të Kanës në Francë.

Edhe blogerja shqiptare, Armina Mevlani, mbrëmë ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar, në premierën e filmit “A Hidden Life” nga Terrence Malik.

Premiera e këtij filmi, i cili flet për një dashuri në kohën e Luftës së Dytë Botërore ka qenë mbrëmë (e diel) në teatrin “Lumiere”.

Bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë të bardhë, teksa vë në pah linjat trupore. “Plot shikim para tepihut të kuq”, ka shkruar ajo pranë imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armina Mevlani

Ndryshe, në këtë festival garojnë gjithsej 21 filma, ndërsa çmimin kryesor do ta japë juria, presidenti i të cilës është pikërisht regjisori meksikan, Alejandro G. Inarritu. /Telegrafi/