Telegrafi

Armina Mevlani duket tejet joshëse në sesionin veror

Armina Mevlani edhe një herë ka treguar pse është një prej yjeve më seksi shqiptare.

Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar pamje nga sesioni i ri i saj fotografik.

Bukuroshja shfaqet në brigjet shqiptare për një sesion të ri ku ajo tregon pse është një prej femrave më atraktive.

“Një projekt i ri i dashur. Së shpejti”, u shpreh Armina në postimin e saj.

Ish-miss Shqipëria sesionin po e realizon me fotografin Endrit Mertiri.

Mbetet të shihet çka ka përgatitur Armina në vijim në karrierën e saj prej blogereje.

Ajo njihet për stilin e saj luksoz të jetës. /Telegrafi/