Site icon Telegrafi

“Armët bërthamore apo NATO”, Zelensky zbulon detajet e bisedës me Trumpin

Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp në Bruksel, tha se ka diskutuar me kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump, çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Presidenti ukrainas ia përmendi ish-presidentit amerikan, “Memorandumin e Budapestit”, përmes të cilit Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Rusia, të cilat supozohej se do të mbronin integritetin territorial të Ukrainës.

Megjithatë, sipas liderit ukrainas këto marrëveshje nuk funksionuan asnjëherë, shkruan theguardian.

Zelensky shtoi se armët bërthamore ose anëtarësimi në NATO mund të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën. Ai vuri në dukje se Ukraina zgjodhi Aleancën.

Sipas presidentit ukrainas, Trump i quajti këto argumente “të drejta”.

Ndryshe, Ukraina raportohet se mund të anëtarësohet në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO, pas përfundimit të luftës me Rusinë, e cila ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version