Telegrafi

Armëpushimi gjashtë-javor “në thelb është pranuar” nga Izraeli, pritet përgjigja nga Hamasi – thotë një zyrtar amerikan

Izraelitët kanë “pranuar në thelb” një propozim gjashtë-javor për armëpushim në Gaza.

Kështu u ka thënë gazetarëve të shtunën një zyrtar i lartë i administratës së Joe Biden, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

E një fazë e dytë do të përpunohej gjatë këtyre gjashtë javëve “për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme”.

Armëpushimi gjashtëjavor do të lejonte lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe rrjedhjen e ndihmave në enklavën bregdetare të rrethuar.

Ai zyrtar tha se ekziston një “marrëveshje kornizë” që Izraeli e ka “pranuar pak a shumë”.

Pika penguese, thotë zyrtari, është se Hamasi nuk ka rënë ende dakord për një “kategori të përcaktuar pengjesh të cenueshëm”.

Zyrtari shtoi se SHBA ka mbajtur “një numër takimesh” në Izrael dhe një takim në Paris gjatë disa javëve të fundit.

Zyrtari tha gjithashtu se takimet janë “në vazhdimësi” të shtunën në Doha, Katar. /Telegrafi/