Site icon Telegrafi

Armend Thaqi largohet nga CFR Cluj pas vetëm dy muajsh

Mbrojtësi kosovar, Armend Thaqi ka shkëputur kontratën me CFR Cluj, me marrëveshje të dyanshme.  

Njëri nga lojtarët më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit, Armend Thaqi u largua nga Ballkani këtë verë për t’u transferuar te klubi rumun, CFR Cluj, si lojtar i lirë.

Megjithatë, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka arritur të lë gjurmë te skuadra nga Superliga e Rumanisë, duke u larguar vetëm pas disa muajsh.

Është CFR Cluj që me anë të faqes zyrtare ka njoftuar shkëputjen e kontratës me djaloshin nga Obiliqi.

“CFR Cluf dhe mbrojtësi Armend Thaqi arritën një marrëveshje në lidhje me zgjidhjen miqësore të kontratës. Suksese në karrierë Armend!”, ka shkruar CFR Cluj në njoftimin e tyre.

31-vjeçari pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës, ku interesim për të kanë shprehur dy ish-skuadra e tij, Prishtina dhe Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version