Telegrafi

“Armë trullosëse” u përdorën në protestat e Shën Petërsburgut dhe adoleshentë u raportuan të arrestuar

Raportet nga qyteti i Shën Petërsburgu i Rusisë këtë pasdite thonë se një autobus u mbush plot me njerëz të arrestuar në një tubim kundër mobilizimit të presidentit Vladimir Putin.

Gjithashtu pretendohet se janë përdorur “armë trullosëse” dhe “shkopinj” – dhe mes të arrestuarve janë edhe adoleshentë, transmeton Telegrafi.

Informacionet e fundit u raportuan nga projekti i pavarur rus i medias për të drejtat e njeriut, OVD-info.

I njëjti burim thotë se të paktën 235 persona janë arrestuar deri më tani sot – dhe shumë më tepër se 1,000 në total.

Njerëzit janë çuar në protesta pasi po kundërshtojnë vendimin e Putinit për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. /Telegrafi/