Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuari dhe i armatosur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar i armatosur. Njёsitet relevante te Stacionit Policor nё Deçan, menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjes, kanё arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё e llojit Canik kal. 9mm, njё karikator i sё njejtёs armё dhe një mjet i mpreht (Brisk)”.
Gjatё arrestimit i dyshuari ka kanosur zyrtaret Policor, i njëjti pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime. /Telegrafi/