Site icon Telegrafi

Armando Broja ultimatum Chelseat, sulmuesi shqiptar i jep kohë Bluve deri në fundjavë

Armando Broja dëshiron të tregojë vlerat e tij te Chelsea, por trajneri Thomas Tuchel nuk e ka planifikuara ta marrë me vete në fazën përgatitore që do të zhvillojë në mes të korrikut në SHBA.

Sipas mediumit shqiptar Ora News, përfaqësues të futbollistit kanë folur me drejtuesit e Bluve të Londrës dhe iu kanë bërë të qartë se Broja duhet të jetë pjesë e ekipit në “preseason”, në të kundërt do të largohet nga Chelsea.

Klubi i ka thënë përfaqësuesve të futbollistit shqiptar se Tuchel e vlerëson Brojën, por nuk e sheh të arsyeshme ta marrë me vete në fazën përgatitore në SHBA, pasi nëse qëndron në Londër mund të përgatitet më mirë.

Lexo po ashtu Glen Johnson këshillon Chelsean: Mos e largoni Armando Brojën, shqiptarit duhet t'i jepet rasti

Por kjo gjë nuk e bind reprezentuesin shqiptar, pasi ai do të kishte shumë pak kohë në dispozicon për të treguar veten në sytë e trajnerit gjerman dhe në këto kushte i ka vendosur ultimatum Chelseat për të dhënë një përgjigje përfundimtare deri në fund të javës.

Nëse Tuchel vendos përfundimisht të mos e marrë me vete në fazën përgatitore përtej oqeanit, Broja do të largohet nga “Stamford Bridge” dhe për të ka adhurues të shumtë në ishull.

West Ham insiston prej kohësh dhe është gati të kënaq financiarisht Chelsean për të siguruar shërbimet e shqiptarit. Kjo pistë i pëlqen edhe sulmuesit 20-vjeçar, pasi do të qëndronte në Londër, aty ku është rritur.

Lexo po ashtu West Hami nuk heq dorë – provokon Chelsean me një super ofertë për Armando Brojën

Por, në garë është futur edhe Evertoni, me trajnerin Frank Lampard që po synon të përforcohet me Brojën, i cili brenda kësaj jave kërkon të vendos të ardhmen e tij.

Nga e shtuna e 2 korrikut, Chelsea po stërvitet në Cobham ku në dispozicon të stafit teknik janë 14 futbollistë, ndërsa në 9 korrik grupi do të jetë i plotë dhe do të fluturojë për në Amerikë, ku do zhvilloje edhe tre ndeshje kundër Club America, Charlotte FC dhe Arsenal.

Exit mobile version