Site icon Telegrafi

Arma e re e Rusisë në Ukrainë: Çfarë është një raketë hipersonike?

Ushtria ruse tha të shtunën se lëshoi raketa hipersonike në Ukrainë, përdorimi i parë i njohur i sistemit të ri të armëve në një mjedis luftarak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov thotë se arma “Kinjal” – që do të thotë “thikë e mbrehur në të dyja anët” – shkatërroi “një depo të madhe nëntokësore të raketave dhe municioneve” në Ukrainën perëndimore.

Çfarë janë saktësisht ato?

Sipas një shkrimi të Euronews, përcjell Telegrafi, Moska pretendon se këto raketa fluturojnë me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë – deri në 10 Mach, ose 12,000 km në orë – dhe kjo e kombinuar me manovrimin e bën jashtëzakonisht të vështirë ose të pamundur përgjimin e saj.

Lexo po ashtu Rusia thotë se ka përdorur përsëri në Ukrainë raketat e saj hipersonike

Megjithatë, disa ekspertë ushtarakë perëndimorë mendojnë se Rusia mund të ekzagjerojë aftësitë e armëve të tyre hipersonike ajër-tokë.

“Raketa hipersonike ka një kapacitet më të madh depërtimi dhe fuqi shkatërruese për shkak të shpejtësisë shumë të lartë”, shpjegon analisti ushtarak Vassili Kachine.

Një tjetër ekspert ushtarak, Pavel Felgenhauer, tha se përdorimi i raketave “Kinjal” nuk i jep Moskës një avantazh strategjik, por është më shumë një avantazh psikologjik.

“Në thelb nuk e ndryshon gjendjen në fushën e betejës, por sigurisht që ka një efekt në aspektin e propagandës psikologjike, për të trembur të gjithë”, shpjegoi ai.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje

Moska ka zhvilluar këtë gamë të armëve hipersonike për të qenë në gjendje të shmangë sistemet e mbrojtjes si mburoja raketore amerikane në Evropë, por Kina gjithashtu ka testuar me sukses një fluturake hipersonike dhe Koreja e Veriut pretendon se po zhvillon armë hipersonike, gjithashtu.

Llojet e ndryshme të armëve hipersonike ruse:

“Kinjal”

E testuar me sukses për herë të parë në vitin 2018, “Kinjal” pretendohet se goditi të gjitha objektivat gjatë provave në një distancë prej 1,000 km deri në 2,000 km, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

“Avangard”

Raketat hipersonike ruse Avangard janë të afta të ndryshojnë kursin dhe lartësinë me shpejtësi shumë të larta, duke i bërë ato “praktikisht të pathyeshme” sipas Putinit, i cili e krahason përparimin shkencor dhe ushtarak të zhvillimit të tyre “me krijimin e satelitit të parë artificial të Tokës“.

Lexo po ashtu Pse marrëdhëniet midis Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit nuk do të ndryshojnë, edhe nëse Kina 'nuk e mbështet pushtimin rus të Ukrainës'?

E testuar me sukses në dhjetor të vitit 2018, shpejtësia e tyre më pas arriti 27 Mach – ose 27 herë shpejtësia e zërit – dhe goditi një objektiv të vendosur rreth 6,000 km larg, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Ato u vunë në shërbim në dhjetor të vitit 2019. Fluturaket hipersonike Avangard janë në gjendje të mbajnë ngarkesa bërthamore.

“Zirkon”

Raketat hipersonike Zirkon “qëllohen” nga një anije ose nëndetëse sipërfaqësore.

Nisja e parë provë zyrtare ishte në tetor të vitit 2020 dhe fluturon në 9 Mach për të goditur objektivat në tokë ose në det.

Në fund të dhjetorit 2021, Vladimir Putin njoftoi një hedhje të parë provë të suksesshme të një “Zircon”.

Teste të tjera janë zhvilluar që nga tetori 2020 në Arktikun rus, veçanërisht nga fregata Admiral Gorchkov dhe një nëndetëse. /Telegrafi/

Exit mobile version