Reporteri i CNN-it ka vizituar lokacionin e fshehtë, ku po ruhet një prej armëve më të fuqishme në arsenalin e ukrainasve.
Bëhet fjalë për sistemin raketor M142 HIMARS, që Shtetet e Bashkuara ia kishin premtuar prej kohësh Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Katër sisteme të tilla raketore tashmë kanë arritur në këtë vend, e pjesa tjetër pritet të arrijë në fund të këtij muaji.
Ukrainasit shpresojnë që kjo armë e fuqishme amerikane, do t’ju ndihmojë në luftën kundër okupatorit rus.
Forcat e Armatosura të Ukrainë kanë njoftuar se tashmë me sukses e kanë përdorur HIMARS-in në Zaporzhia.
Në anën tjetër, Moska pretendon se forcat e saj kanë “shkatërruar” dy sisteme të tilla, që me këmbëngulje e mohon Kievi.
Ditë më parë ushtria ukrainase publikoi pamjet kur lansohen raketat nga HIMARS në drejtim të caqeve ruse në Zaporzhia. /Telegrafi/