Arlind Ajeti mund të përfundojë në kampionatin turk.
Kështu së paku shkruan portali më i madh sportiv turk, Fotomac.
Mbrojtësin shqiptar po e kërkon gjiganti turk Fenerbahce, i cili kohë më parë humbi shërbimet e Bruno Alvesit, transmeton Telegrafi.
Për të gjitha transferimet, klikoni këtu.
Në fakt, Ajeti shihet si alternativ e Martin Skrelit të Liverpoolit, i cili preferon më shumë klubet italiane se sa ato turke.
Ajeti tashmë është lojtar i lirë pasi ka pasur kontratë njëvjeçare me skuadër e italiane të Frosinones. /Telegrafi/