Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut që nga pjesëmarrja e saj në serialin vendor “O Sa Mirë”.
Roli i veçantë i një vajze nga Tropoja, e ka bërë atë më të dashur për publikun shqiptar.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet më të frekuentuara sociale, ndërsa së fundmi, e ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shfaqet mjaft joshëse.
“Unë jam maloke prej Tropoje eree jo princesh”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar nga fansat e shumtë për ‘Xhbanen’. /Telegrafi.com/