Telegrafi

Ariun polar e transportuan me ekskavatorin special, për të realizuar një regjistrim me skaner (Video)

Veterinerët e një kopshti zoologjik në Ilinois të Shteteve të Bashkuara, kryen me sukses qetësimin, transportin dhe regjistrimin me skaner të një ariu polar.

Me ta vënë në gjumë kafshën që peshon mbi një tonelatë, të quajtur Hudson, ata e vunë në një ekskavator special, për ta dërguar deri në njësinë mjekësore, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte në gjumë, ekspertët i kryen edhe kontrolle tjera mjekësore si dhe i mblodhën masën me të cilën do e mbarsin ndonjë arushë polare, për ta rritur grupin që rrezikon zhdukjen.

“Transporti i vështirë, është arsyeja pse nuk mund t’ju bëjmë CT arinjve në përgjithësi. Mirëpo, ky është më i lehti nga të gjithë dhe deshëm ta bëjmë një eksperiment” ka thënë veterineri që ishte në krye të intervenimit.

Meqenëse raca e tyre po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, pesha dhe përmasat trupore, pamundësojnë kontrollet e domosdoshme. /Telegrafi/