Telegrafi

Arilena Ara sjell imazhe artistike e shtrirë në mes të ujit

Arilena Ara (Foto: Instagram/arilenaaraa)

Artistja më e komentuar në estradën shqiptare, çoftë për paraqitjet e projektet muzikore është padyshim Arilena Ara.

Këngëtarja e njohur është e afërt me fansat e saj përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale, të cilat marrin vëmendje të vazhdueshme.

Edhe gjatë interpretimeve të këngëve ajo po merr dashuri të madhe, me të cilat po korr sukses edhe në tregun ndërkombëtar.

Sidoqoftë, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka publikuar disa fotografi artistike.

Lexo po ashtu Arilena Ara shfaqet me stil të veçantë nga bregdeti

E veshur me bikini, Arilena është parë e shtrirë në mes të ujit, ndërsa formati i fotografive është realizuar në bardh e zi.

Theksojmë se këngëtarja shqiptare ka qenë pjesë e festivalit Eurovision, përmes baladës “Shaj”. /Telegrafi/