Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, njihet për veçantinë e saj në industrinë muzikore.
Që nga paraqitjet e para të saj, bukuroshja bionde ka dëshmuar se ka talent në interpretimin e këngëve të zhanreve të ndryshme.
Sikurse edhe shumica e estradës, Arilena ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar, nga i cili edhe po sjell imazhe duke kaluar momente të bukura.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Nëntori” ka shpërndarë disa fotografi të realizuara nën perëndimin e diellit.
E veshur me komplete blu, ajo ka theksuar linjat trupore, por në plan të parë ka vënë gjoksin e formësuar.
Ndërkaq, “Shaj” është projekti i fundit nga këngëtarja, me të cilën edhe mori pjesë në festivalin ‘Eurovision’. /Telegrafi/