Telegrafi

Arilena Ara promovon albumin “Pop Art” me një koncert madhështor në Tiranë

Foto: Arilena Ara/Instagram

Arilena Ara solli albumin e ri “Pop Art” vetëm pak javë më parë, të cilin e ka promovuar me një koncert në Tiranë.

Këngëtarja e njohur mbajti një koncert madhështor në Sheshin “Skënderbej”, në mesin e një numri të madh adhuruesish që ishin të mbledhur ta përcillnin nga afër.

Me një atmosferë dhe skenografi po ashtu madhështore, Arilena performoi këngën e reja nga albumi i fundit.

Foto: Arilena Ara/InstaStory

Pjesë e koncertit të këngëtares si të ftuar special ishin edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears, me të cilin ka bashkëpunuar në këngën “Dance Me”.

Foto: Arilena Ara/InstaStory

Ndërsa, edhe reperin Noizy me të cilin ka bashkëpunuar në projektin “Murdere”, u shfaq në skenë për ta shoqëruar artisten.

Foto: Erion Veliaj/InstaStory

Dhjetëra mijëra fansa dhe miq të këngëtares u bën bashkë në kryeqytetin shqiptar në Sheshin “Skënderbej”.

Foto: Erion Veliaj/InstaStory

Ndërkohë, pas koncertit Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për media. /Telegrafi/

Foto: Arilena Ara/InstaStory

 

Foto: Erion Veliaj/InstaStory

 

Foto: Erion Veliaj/InstaStory

 

Foto: Erion Veliaj/InstaStory
Foto: Arilena Ara/InstaStory