Këngëtarja e skenës shqiptare, Arilena Ara, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin Eurovision, i cili këtë vit u mbajt më ndryshe se sa herëve të tjera.
“Fall From The Sky” është kënga me të cilin ajo përfaqësoi denjësisht shtetin e saj, ku me disa artistë të vendeve të tjera interpretuan këngët në mënyrë të drejtpërdrejt.
Pas përfundimit të këtij festivali, Arilena ka vendosur që të ndajë pak kohë për vetën e saj, duke u relaksuar në parkun nacional të Valbonës.
Përmes rrjetit social Instagram, 21-vjeçarja ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur në mënyrë sportive me një grim shumë të lehtë.
Fotografitë e ndara janë pëlqyer mjaft nga fansat e saj, duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe qindra komente. /Telegrafi/