Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është jozyrtarisht person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, të gjithë e dinë se raportet e Kurtit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë të mira.
Ai tutje është shprehur se kreu i ekzekutivit kosovar duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Për herën e parë në histori marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun, ShBA-në dhe për këtë Albin Kurti duhet ta ndjejë obligimin moral dhe t’ua shpjegojë shqiptarëve se pse marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia e tij me Mitsotakis është më e mirë sesa me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?”, ka shkruar Arifi në platformën “X”.
I’ve been repeating for a long time that Albin Kurti is “unofficially persona non grata” in the ?? and today all Albanians worldwide know about Kurti’s weak and damaged relationship (to not say no-realitionship at all) with the ?? and other international friends and partners .…
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) November 4, 2023
Reagimi i Arifit vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten bënë publik vendimin për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë bëhet e ditur se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet./Telegrafi/