Site icon Telegrafi

Arifi: Draft-raporti i Asociacionit ende nuk është dorëzuar në Bruksel (Video)

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi në një intervistë për Telegrafin, theksoi se si Qeveri e Kosovës ende nuk kanë pranuar draft raportin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka ka bërë të ditur se draft raporti i Asociacionit nuk është dorëzuar ende në Bruksel.

“Sa i përket Asociacionit, ekipi menaxherial ka qenë i obliguar që më 4 gusht që të përfundoj procesin e draftimit, në bazë të informacioneve që kemi ne ende nuk është dërguar drafti i statutit në Bruksel. Nuk kemi marrë asnjë informacion nga Brukseli se ku ka mbetur procesi i dorëzimit të draftit për Asociacion. Kemi marrë nga MAPL e cila vazhdimisht ka qenë në koordinim me ekipin menaxherial, raportet e tërë punës që kanë bërë deri më tash”, u shpreh Arifi.

Ai shtoi se në mesin e këtyre raporteve që kanë pranuar nga puna që është bërë, ka propozime të çmendura që sipas tij janë për keqardhje me mendua vetëm që mund të implementohen.

Lexo po ashtu Arifi: Qeveria nuk ka marrë draft statutin e AKS-së, nesër publikojmë raportet e ekspertëve

“Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përndryshe institucionet e Kosovës nuk e përkrahin. Më 18 qershor në Bruksel delegacioni i Kosovës të cilin unë e udhëheqë ka prezantuar para të gjitha vendeve anëtare të arriturat e Kosovës në implementimin e marrëveshjeve dhe dialogut, ka qenë konstatim i zyrës së BE dhe vendeve anëtare se Kosova ka arritur nivel të lartë të implementimit të marrëveshjeve”, tha Arifi. /Telegrafi/

Exit mobile version