Telegrafi

‘Arifhikmeti’ zbulon arsyen pse përfundoi në spital

Xhevdet Jashari, i njohur më mirë nga seriali “O sa mirë” si Arifhikmeti, ka zbuluar se pse ka përfunduar para disa ditësh në spital gjatë xhirimit të një prej episodeve të serialit.

Ai ka thënë se që një kohë është i sëmurë nga gurët në veshkë, dhe si pasojë e lëvizjes së tyre, ka ardhur deri tek alivanosja, transmeton Telegrafi.

“Kam gur në veshkë dhe për këtë arsye kam përfunduar në spital. Isha i pavetëdijshëm, por kjo më kaloi dhe tani jam mirë”, ka thënë Arifhikmeti në RTK.

Gjithashtu ka zbuluar se në serial nuk ka ndarje në baza të qyteteve kur bëhet fjalë për shoqërim, Ashtu siç shihet në seria. /Telegrafi/