Duket se ethet e finales së Champions League në futboll, ku do të takohen Barcelona dhe Juventus, kanë kapluar edhe dy artistët shqiptar.
Bëhet fjalë për aktorin Xhevdet Jashari, të njohur më mirë si Arifhikmeti dhe këngëtarin, Blerim Muharremi, i njohur më mirë me nofkën, Blero, transmeton Telegrafi.
Gjersa “Arifhikmeti”bën tifo për skuadrën e Juventusit, Blero në anën tjetër ka treguar përmes Instagramit se si mund të triumfoj skuadra e tij e zemrës, Barcelona.
“Fitorja sonte arrihet vetëm kështu. Luani thjesht, gjuaja Messit topin dhe e kryer është”, ka shkruar përbri një fotografie të Messit të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Blero.
Në anën tjetër, nga qyteti ku do të zhvillohet finalja, Berlini, Jashari ka shkruar në Instagram se fansat e Juventusit janë gati për fitore “Jam gati. Forzza JUVE me ty gjithmonë”.
Mbetet të shihet se kush do të triumfoj në finalen më të madhe evropiane për klube në futboll, Barcelona apo Juventus. /Telegrafi/